LDK fajëson qeverinë për rritjen e çmimit të rrymës

Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Visar Azemi, ka thënë se faji i rritjes së madhe të çmimit të rrymës, është kryekëput i Qeverisë.

Para gazetarëve, Azemi tha se është hera e dytë që qytetarët po pranojnë fatura me shumë marramendëse dhe po kanë vështirësi t’i paguajnë.Sipas tij, çmimi i rrymës është rritur dy herë gjatë mandatit të kësaj qeverie.

“Albin Kurti sa ishte në opozitë thoshte se qytetarët jetojnë mbi thëngjill dhe nuk është e drejtë të paguajnë kaq shtrenjtë energjinë elektrike” tha Azemi.

Ai ka treguar edhe arsyet se përse është rritur çmimi i rrymës në Kosovë.

“Blloku A5 i termocentralit Kosova A ishte mbajtur jashtë funksionit për muaj të tërë, që ua mundësoi shokëve të Albin Kurtit, Martin Berishaj e Nagip Krasniqi që ta shesin energjinë elektrike me shuma të mëdha”, tha Azemi.

Sipas Azemit, “kjo qeveri s’ka kapacitet dhe aftësi për të bërë më mirë sepse janë një grupacion i papërvoje që nuk kanë njohuri as për energji e as për diçka tjetër”.

Ai tha se LDK është e vetmja parti në Kosovë që ka program specifik për ta zgjidhur problemin e energjisë dhe për t’iu shmangur krizave energjetike.

“Siç e kemi thënë edhe në programin tonë “Rruga e Re”, e shohim të pashmangshëm ndërtimin e centralit me gazin amerikan me kapacitet prej 500 megavatë. Gazimifikimin e Kosovës me gazin amerikan që do të vij nga Shkupi e do të shkojë deri në Mitrovicë”, tha Azemi.

Në fund, Azemi e ka ftuar ministren Artane Rizvanolli në debat televiziv për të diskutuar për energjinë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara