LDK harxhoi 230 mijë euro për tre muaj, mbi 48 mijë euro i deklaron si “shpenzime për informim publik”

Lidhja Demokratike e Kosovës ka shpenzuar 230 mijë e 211 euro në tre muajt e fundit, sipas raportit mbi shpenzimet të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Sipas raportit, kjo parti ka deklaruar 48 mijë e 438 euro shpenzime për informim publik, shkruan Reporteri.net.

Për qira, LDK thotë se ka paguar 27 mijë e 244 euro për tre muaj. 109 mijë e 708 euro janë shpenzuar për paga, teksa 6 mijë e 150 euro janë deklaruar si shpenzime për udhëtime jashtë vendit.

LDK ka pasur buxhet për këtë periudhë në vlerë 248 mijë e 951 euro.

Këto shpenzime publikohen me qëllim të zbatimit të Ligjit nr. 08/L-122 për Financim të Subjekteve Politike.

Sipas këtij ligji, subjektet politike i dorëzojnë këto raporte në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP) dhe të njëjtat publikohen në ueb faqen e KQZ-së dhe të subjekteve politike.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara