Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

LDK-ja me punëtori dyditore, përgatitje për zgjedhjet e 9 shkurtit

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban punëtori dy ditore, me të gjithë kryetarët e degëve të saj nëpër Kosovë lidhur me zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Në njoftimin e LDK-së thuhet se këto dy ditë, Abdixhiku me nënkryetarët e LDK-së dhe kryetarët e degëve të saj në Kosovë, po diskutojnë rreth çështjeve organizative, caktimin e shtabeve elektorale, përcaktimin e vëzhguesve, komisionerëve dhe orarit të takimeve nëpër teren gjithandej Kosovës, duke filluar nga tash dhe për të vazhduar tutje deri në fushatë.

“Seriozitetin e paraprirjes për garën e ardhshme elektorale shumë muaj më herët, e tregon ky nivel i organizimit i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i cili është edhe reflektim i unitetit tonë partiak. E po ashtu edhe hartimi i programit politik “Rruga e Re” që nga nëntori i vitit të kaluar”, thuhet në njoftim.

“Ku pas tij, organizimi ynë struktural bëhet ngjarja më e rëndësishme partiake. I tillë siç ka nisur, ai do të përcillet në nivel nacional tek 887 nëndegët tona në Kosovë e në Mërgatë nga tani deri në fushatë. Lidhja po vjen e organizuar, e reformuar, e unifikuar dhe e gatshme për betejën përpara. Prandaj, ‘Rrugën e Re’ le ta bëjmë bashkë!”, thuhet më tej.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara