LDK me Ardian Shalën prezanton planin: Suhareka drejt zhvillimit gjithëpërfshirës

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Suharekës, Ardian Shala, e ka prezantuar planprogramin e tij me të cilin synon marrjen e pushtetit në këtë komunë.

Shala tha se me vizionin e tyre, Suharekën e shohin të zhvilluar dhe se do ta kthejnë këtë komunë në qendër kryesore të rajonit për ekonomi, arsim e kulturë.

“Brenda shtyllës së arsimit, do të fillojmë me mësimin tërë-ditor, ndërtimin e një shkolle të re, përfundimin e punimeve në dy shkolla të tjera në Samadraxhë dhe në Vraniq. Pajisje me kabinete për IT, kabinete të kimisë dhe shkencave natyrore, tabela të mençura”.

Po ashtu, në rini e sport do ta themelojmë teatrin e qytetit, rifunksionalizimin e muzeut, do t’i subvencionojmë klubet sportive, aktivitetet rinore. Do ta ndërtojmë palestrën dhe pishinën me standarde olimpike”, tha Shala në Edicionin Special në Klan Kosova.

Tutje, ai premtoi se do të ndërtojnë një QKMF të re dhe do t’i funksionalizojnë të gjitha ambulantat që janë në fshatra, por edhe ndërtimin e një administrate të re në fshatin Nishor.

“Në administratë do të ndërtojmë një objekt komunal të ri, me hapësira të përshtatshme për shërbime sa më funksionale që qytetarët të ndihen mirë”, tha ai.

Hot this week

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...
spot_img

Related Articles

Popular Categories

spot_imgspot_img
function kqz_iframe_shortcode($atts) { $a = shortcode_atts([ 'src' => '', 'height' => '80vh', 'minheight' => '720px', ], $atts); if (empty($a['src'])) return ''; $src = esc_url($a['src']); $height = esc_attr($a['height']); $minheight = esc_attr($a['minheight']); return '
'; } add_shortcode('kqz_iframe', 'kqz_iframe_shortcode');