LDK në fazën finale të përfundimit të programit “Rruga e Re”

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) po kalon një tjetër etapë në zhvillimin e programit të saj, “Rruga e Re”, në një mbledhje dyditore, që pritet të jetë vendimtare për lansimin zyrtar të programit në muajt në vazhdim.

Në këtë mbledhje, ekspertë partiakë të LDK-së po bëjnë prezantime të hollësishme për sektorët kryesorë të programit, të cilat më pastaj po komentohen dhe po marrin sugjerime nga pjesëmarrësit.

Mbledhja ka përfshirë një spektër të gjerë të pjesëmarrësve, nga deputetë, kryetarë dhe zyrtarë të komunave të ndryshme, deri te anëtarë të përgjithshëm të partisë.

Kjo mbledhje, e udhëhequr nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është rezultat i një procesi të gjatë dhe të hollësishëm konsultativ me ekspertë të ndryshëm, si brenda ashtu edhe jashtë strukturës së partisë.

“Rruga e Re” po hartohet si një platformë e qëndrueshme dhe e gjithëpërfshirëse që adreson sfidat dhe mundësitë të cilat i ka Kosova.

Zyrtarë të LDK-së bëjnë të ditur se detajet e programit “Rruga e Re” do të prezantohen zyrtarisht gjatë muajve në vazhdim, duke i dhënë një formë të plotë dhe të detajuar vizionit të partisë për të ardhmen e Kosovës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara