Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

LDK Suharekë fton gratë e qytetit në një takim për rolin e tyre në shoqëri dhe politikë


Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë ka shpallur një ftesë publike për gratë e qytetit, duke organizuar një takim të posaçëm më 26 shtator, ora 15:45, në zyrën e LDK-së në Suharekë.

Në këtë tubim do të diskutohet mbi rolet, sfidat dhe mundësitë e grave në shoqëri dhe politikë, si pjesë e një angazhimi të gjerë për të rritur përfaqësimin dhe ndikimin e tyre në jetën publike.

E ftuar speciale e këtij takimi do të jetë znj. Hykmete Bajrami, një figurë e njohur e politikës dhe një zë i rëndësishëm për fuqizimin e grave në vendimmarrje.

Organizatorët theksojnë se ky aktivitet është pjesë e vizionit të LDK-së për të ndërtuar një Suharekë më gjithëpërfshirëse, ku gratë të kenë hapësirën dhe mbështetjen e duhur për të kontribuar në zhvillimin e komunës.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara