Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

LDK Suharekë reagon ndaj problemit të kanalizimeve në lagjet “Nënë Tereza” dhe “Woodrow Wilson”

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Suharekë ka reaguar me shqetësim të thellë pas ankesave të vazhdueshme nga banorët e qytetit lidhur me gjendjen alarmante të kanalizimeve në rrugët “Nënë Tereza” dhe “Woodrow Wilson”. Në një deklaratë publike, LDK thekson se situata është e papranueshme dhe kërkon veprim urgjent nga Komuna.

Sipas reagimit, problemi i kanalizimeve në këto rrugë nuk është i ri, por është bërë edhe më i rëndë pas ndërhyrjeve të fundit, ku janë vendosur gypa me diametër më të vogël se ata ekzistues. Një vendim i tillë, sipas LDK-së, përbën jo vetëm mungesë vizioni inxhinierik, por edhe papërgjegjësi të pastër institucionale.

“Siç dëshmojnë pamjet dhe vetë përvoja e përditshme e banorëve, këto rrugë përmbyten sa herë që ka reshje, duke dëmtuar pronat dhe rrezikuar shëndetin publik. Vendosja e gypave më të ngushtë nuk është zgjidhje, por përkeqësim i një problemi të kahmotshëm,” thuhet në deklaratë.

LDK Suharekë i bën thirrje Komunës që të ndalojë menjëherë këto praktika të dëmshme dhe të bëjë një rishikim profesional të projektit. Sipas partisë, çdo investim në infrastrukturë duhet të bazohet në nevojat reale të popullatës dhe në standardet klimatike, jo në zgjidhje sipërfaqësore për të përmbushur procedura tenderuese.

“Ky është një problem teknik, por mbi të gjitha, është një çështje shëndetësore dhe sociale. Qytetarët meritojnë të jetojnë në një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm,” shton më tej reagimi.

LDK në Suharekë konfirmon përkushtimin e saj për të qenë zë i qytetarëve dhe për të kërkuar llogaridhënie për çdo vendim që dëmton interesin publik, duke e përmbyllur mesazhin me zotimin se do të qëndrojë në krah të banorëve deri në zgjidhjen e këtij problemi madhor.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara