Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

LDK Suharekë reagon për gjendjen në Gjimnazin “Jeta e Re”: Kërkohet ndërhyrje urgjente


LDK në Suharekë ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar në Gjimnazin “Jeta e Re”, duke shprehur shqetësim të thellë për kushtet aktuale në këtë institucion arsimor. Sipas degës lokale të këtij subjekti, lagështia dhe myku që shihen pranë instalimeve elektrike paraqesin rrezik serioz për sigurinë e nxënësve.

Në reagim thuhet se kjo situatë është pasojë e neglizhencës së qeverisjes aktuale dhe mungesës së mirëmbajtjes së duhur të objektit shkollor.

LDK Suharekë kërkon ndërhyrje të menjëhershme për sanimin e dëmeve, eliminimin e rreziqeve dhe rikthimin e kushteve të sigurta për procesin mësimor.

Në fund theksohet se LDK do të vazhdojë monitorimin e kësaj çështjeje deri në zgjidhjen e problemit.


Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara