Legjenda e futbollit kroat Zvonimir Boban po qëndron në Kosovë

Legjenda kroate, i mirënjohuri dhe idhulli i shumë shqiptarëve të Kosovës, Zvonimir Boban, në cilësi të shefit të futbollit në UEFA dhe legjenda portugeze, Luis Figo, në cilësi të këshilltarit të UEFA-s, së bashku me zyrtarë tjerë të këtij institucioni do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Kosovë në muajin tetor, ka bërë të ditur Agim Ademi, president i FFK-së.


Presidenti i FFK-së, Agim Ademi me legjenden e futbollit kroat, Zvonimir Boban

13 maj i vitit 1990, datë që gjithmonë do të kujtohet jo vetëm nga kroatët, ku para ndeshjes në stadiumin “Maksimir” të Zagrebit, mes Dinamos së Zagrebit dhe klubit famëkeq Cërvena Zvezda e Beogradit, ndodhën trazira!

Kaos në tribuna, kaos në fushë! Rrahje e përgjithshme mes tifozëve trima të “Bad Boys Blue” – BBB të Dinamos dhe tifozëve famëkeq të Cërvena Zvezdës, “Delija”.


Boban

Futbollistët duke u nxehur në fushë, për një moment shpërthyen trazirat në tribuna, tifozët futen në fushë, ndërsa milicia e regjimit ish jugosllav përdori dhunë!

Futbollistit të Dinamos së Zagrebit, Zvonimi Boban, në një moment i vlon gjaku dhe nuk e duroi dhunën e shfrenuar, ai në stilin e karateistit e godet milicin Refik Ahmetoviq, duke e hedhur në tokë.

Ky gjest i Bobanit në mbrojtje të tifozëve, ndezi edhe më shumë tensionet në fushë dhe në tribuna!

Nga ana tjetër, provokuesit e Cërvea Zvezdës me kriminelin e luftës Zhelko Razhnatoviq – Arkan, ikin e fshihen brenda stadiumit! Nga kjo ndeshje filloi shembja e Jugosllavisë artificiale.

Edhe krimineli Arkani ka qenë në mision me Zvezdën famëkeqe.

Bobani vjen në Kosovë, miku më i madh i shqiptarëve! Bobani mbahet mend sot e asaj ditë, 13 maj të vitit 1990, kur e hodhi në tokë milicin ish jugosllav, që e gjithë bota e komentoi veprimin e tij./

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara