Leonardo DiCaprio reagon sërish për Vjosa-n

Aktori i njohur Leonardo DiCaprio, sërish ka reaguar për lumin Vjosa duke iu bashkuar edhe peticionit të ndërmarrë për mbrojtjen e tij.

Ai ndau me ndjekësit e tij, dokumentarin “Vjosa Forever” që bën thirrje për t’u bashkuar në luftën për të ardhmen e këtij lumi.

DiCaprio bëri apel që qytetarët të firmosin këtë peticion në mënyrë që të shmanget katastrofa mjedisore.

“Lumi Vjosa i Shqipërisë është lumi më i madh i egër në Evropë. Nga malet e Greqisë deri në Detin Adriatik në Shqipëri, ai shtrihet në 300 kilometra, plotësisht i lirë nga barrierat artificiale, si digat e hidrocentraleve. Lumenjtë dhe përrenjtë që janë degë të Vjosës janë shtëpia e më shumë se 1,100 specieve të botës së egër, shumë prej të cilave janë të kërcënuara”, ka shkruar DiCaprio.

Leonardo DiCaprio on Instagram: “Albania’s Vjosa River is the largest wild river in Europe. From the mountains of Greece to the Adriatic Sea in Albania, it spans 300…”

“Vjosa është kurora e #BlueHeartofEurope dhe njerëzit në të gjithë Shqipërinë duan ta mbrojnë atë përgjithmonë. Ata po i kërkojnë qeverisë së Shqipërisë për të krijuar #VjosaNarkParkNow, i cili do të ishte parku i parë i lumit të egër në Evropë. Le të qëndrojmë me ta. Klikoni linkun në biografi për të parë filmin dhe nënshkruar peticionin”, ka shkruar aktori nën postimin me disa fotografi në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Instagram.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara