Letër me tone kërcënuese: Nazim Bllaca kërkonte statusin e invalidit të luftës nga Hashim Thaçi

Një dokument i publikuar në emisionin Debat Plus hedh dritë mbi një letër të pazakontë që Nazim Bllaca, dëshmitari i njohur i aferave të pasluftës, i kishte dërguar ish-kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në këtë letër, Bllaca kërkonte që t’i njihej statusi i invalidit të luftës, duke shprehur pakënaqësinë e tij ndaj institucioneve që, sipas tij, kishin refuzuar kërkesën.

Por ajo që bie në sy janë tonet shantazhuese dhe përmendjet e drejtpërdrejta të zyrtarëve të lartë të UÇK-së dhe të qeverisë së pasluftës.

“Unë paskësha dashur të plagosem në ndonjë atentat kundër zyrtarëve të LDK-së, p.sh. tek Adem Salihaj, Ismet Arifi apo tek Ali Sadriu, dhe besoj se do të ma kishin pranuar statusin e invalidit. Mirëpo, ju jeni të shantazhuar nga Driton Hajdari, duke ju kërcënuar ai se nëse nuk ma jepni statusin e invalidit të luftës, do t’ju lajmëroj tek organet hetuese për krimet e pasluftës”, shkruan Bllaca në një pjesë të letrës.

Ai bën dallimin mes vetes dhe një ish-shoku të tij që ishte plagosur pas luftës, duke theksuar se vetë ishte plagosur gjatë luftës, më 9 tetor 1998, ora 23:45.

Letra, që mban gjuhë të drejtpërdrejtë dhe akuza të rënda, përmend edhe ish-komandantin e UÇK-së dhe ish-deputetin Azem Syla, për të cilin Bllaca pretendon se ishte kryetar i komisionit për verifikimin e statusit të ish-ushtarëve të UÇK-së.

Në fund të letrës, Bllaca i drejtohet Thaçit me një paralajmërim të hapur duke i përmendur një komunikim të vitit 2009 përpara publikimit të një CD-je me përmbajtje komprometuese, të cilën ai më pas e bëri publike.

“Z. Kryeministër, unë ju kam shpallur luftë individëve, mirëpo ju po i paraprini zgjerimit të akuzave, siç edhe më keni dërguar porosi në nëntor të vitit 2009 lidhur me publikimin e CD pak ditë para se të publikohej CD-ja ime. Bllaca do të presë derisa në zyrën tuaj të vijë një kryeministër tjetër, e që besoj se do të ma njohë statusin e invalidit, kuptohet vetëm mbi bazën e provave”, përfundon letra.

Publikimi i këtij dokumenti risjell në vëmendje jo vetëm figurën kontroverse të Bllacës, por edhe sfidat e mëdha të verifikimit të statusit të pjesëtarëve të UÇK-së, si dhe tentativat për përfitime përmes shantazheve dhe kërcënimeve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara