Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Limaj në përurimin e nënkalimit: Malisheva është transformuar në një qytet urban, dhe për këtë merita i takon Ekrem Kastratit

Në Malishevë është përuruar dje nënkalimi dhe parkingu nëntokësor, projekte që shënojnë një tjetër hap drejt modernizimit të infrastrukturës urbane të qytetit. Ceremonia tërhoqi një numër të madh qytetarësh, të cilët morën pjesë për të shënuar këtë moment të rëndësishëm për komunën.

I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i cili gjatë fjalës së tij vlerësoi punën dhe përkushtimin e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati. Ai theksoi se meritat për këto zhvillime i takojnë udhëheqjes lokale që, sipas tij, ka treguar vendosmëri për ta transformuar qytetin.

Limaj uroi qytetarët që tash e tutje do të përfitojnë nga këto investime, duke i cilësuar ato si projekte që jo vetëm lehtësojnë jetën e përditshme, por edhe i japin Malishevës një pamje më moderne dhe funksionale.

“Urime Malishëve, këto projekte gjigante që kanë transformuar përjetësisht jetën e qytetarëve të Malishevës. Po ndihem i lumtur kur shoh fëmijët tanë, që kanë një bulevard, një shesh ku mund të dalin të shëtiten  në qytetin e tyre. Kënaqem kur fëmijët e mërgimtarëve tanë, vijnë këtu në Malishevë, nuk kanë nevojë të dalin jashtë qytetit, por i shijojnë bukuritë e qytetit të tyre. Ndihem i lumtur kur shoh nënat tona, gratë dhe vajzat që shëtisin lirshëm në bulevardin e dëshmorit të kombit, Ibrahim Mazreku. Malisheva është transformuar në një qytet urban, dhe për këtë merita i takon kryetarit të komunës, Ekrem Kastratit”, tha Limaj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara