Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Limaj për koalicionin me AAK-në: Kemi bazë të gjerë, do të jemi alternativë politike serioze në Kosovë

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, në emisionin Context në ATV, tha se koalicioni NISMA-AAK do të jetë alternativë politike serioze në Kosovë.

“Është një bazë e gjerë, goxha e gjerë që me një punë efektive, me qartësi, me një program të çartë, edhe me angazhim, me një dimanizim të opozitës, besoj që ky koalicion edhe duke qenë i hapur për të tjerët për tu zgjedhuar, ka me qenë serioze në skenën politike të Kosovës. Unë nuk flas me shifra, por e di saktë që ka me qenë një alternativë serioze edhe besoj që ka ndryshuar nga bashkimi, mënyrën e të bërit opozitë”, tha Limaj.

Ai tha se NISMA, rezultatin më të mirë zgjedhor e ka pasur rreth 46 mijë vota, ndërsa AAK, 80-90 mijë sosh.

“Ajo çka besoj unë është se NISMA veç në zgjedhjet e fundit e ka pasë atë. Me 28 shkurt, ne jemi një parti 10-vjeçare, 10 vite i mbushim. Kemi kaluar diku 10 procese zgjedhore edhe lokale edhe qendrore. Në çfarëdo rrethane, përjashto këtë 14 shkurtin, ne kemi shkuar deri në 5-6-4 për qind, këto kanë lëvizur në nivel nacional. Është një bazë e gjerë që njerëzit kanë votuar. NISMA ka pasur rezultatin më të mirë në zgjedhjet, rreth 46 mijë vota në nivel nacional, në nivel lokal ka pasur edhe më shumë. Në 80 për qind të komunave jemi të përfaqësuar me asamblistë. Kështu që është një bazë e gjerë. Edhe Aleanca ka në ditët më të mira 80 mijë, 90 mijë nëse nuk gaboj, këtu është sillë”, tha Limaj

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara