Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij për zgjedhjet lokale në Suharekë, duke e cilësuar kryetarin aktual, Bali Muharremaj, si fitues të sigurt edhe në këtë mandat.
Sipas Mehmetajt, përkundër garës që po zhvillohet dhe përkrahjes që kandidatët e tjerë po marrin, pozita e Muharremajt në Suharekë është e pakontestueshme. Ai e ka quajtur atë “të padiskutueshëm”, duke vlerësuar se AAK do ta ruajë pushtetin lokal në këtë komunë.
Kjo deklaratë shkon në kontrast me disa analiza të tjera publike, ku thuhet se Suhareka mund të shënojë surpriza. Megjithatë, sipas Mehmetajt, kapaciteti politik dhe mbështetja qytetare që ka Muharremaj e bëjnë atë favorit absolut.