Llapjani problematik që rrahu gruan e u dëbua nga Gjermania, kërcënon se do kryejë masakër në shkollën e djalit të tij të mitur

Kosovarët të cilët hasin në telashe me ligjin në vendet e Perëndimit, shumë shpesh janë dëbuar që atje me ç’rast janë kthyer të jetojnë të vetëm në vendlindje. Duke qenë se familjarët e tyre vazhdojnë jetën në Evropë, ata që jetojnë në Kosovë nuk arrijnë që të jenë prezentë në të gjitha ditët e veçanta të tyre, duke bërë që ata të revoltohen dhe të bëjnë veprime të pamenduara mirë, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë është raportuar dje për një burrë nga fshati Obranqë e komunës së Podujevës, i cili u dëbua nga Gjermania pasi ishte dënuar me disa vite burgim. Ai është denoncuar në Polici nga bashkëshortja e tij me shtetësi gjermane e cila jeton në Gjermani.

Sinjali mëson se 38-vjeçarja ka deklaruar se gjatë kohës që ka qenë në pushim në Kosovë, i dyshuari e ka ofenduar, kërcënuar e shpesh herë edhe e ka sulmuar fizikisht atë dhe djalin e tyre të mitur. 

Sipas dëshmisë së saj, i dyshuari e ka njoftuar se ka bërë falsifikim të dokumenteve dhe përmes tyre do shkojë i armatosur në Gjermani, ku thotë se do bëjë masakër nëse s’e lejojnë të jetë pjesëmarrës në ditën e parë të shkollës së djalit të tij.

Me të marrë informatën, njësitë policore janë vënë në lëvizje, me ç’rast kanë arritur që të arrestojnë 40-vjeçarin nga Podujeva, i cili u shoqërua në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij është iniciuar rasti për veprat penale ‘Kanosje’ dhe ‘Dhunë në familje’. I njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara