Luizi-Kiarës: Je e vetmja që nuk e kam më asnjë fishek, me ty jam zero

Banorët më të komentuar të Big Brother VIP Albania janë padyshim Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Ishte moderatorja ajo që i kërkoi këngëtarin të ketë hapësirën e saj duke thënë se ai po i rrinë nga pas gjatë gjithë kohës.

Kjo bëri që edhe Luizi të acarohej dhe kërkoi të sqarohej me të, ai i tha se ndonëse ndaj të gjithë banorëve është i përgatitur me të nuk ndodhe e njëjta gjë.

“Je e vetmja në këtë shtëpi që nuk e kam asnjë fishek më, për të gjithë kam breshni, karikator, çfarë të dush, me ty jam zero, nuk kam as çka bëjë, as çfarë të them, ky jam deshtë apo nuk deshtë, as nuk jam më i miri, as më i keqi”, i tha Luizi.

Nga ana e saj, Kiara u shpreh se ka disa pika që nuk përshtatet me të dhe dëshiron që në disa momente të jetë vetëm.

Ndërkohë, kujtojmë që prej ditësh po aludohet se ish-partneri i saj, këngëtari Butrint Imeri mund të hyjë në shtëpinë e famshme.

Vetë këngëtari ka ngacmuar fansat me disa postime duke thënë se sonte (e shtunë) kur edhe mbahet ‘Prime’ i radhës ai ka një befasi për fansat.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara