Luljeta Berisha, pedagoge me përkushtim qytetar, kandidon për Asamblenë Komunale në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar një tjetër kandidate të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për Asamblenë Komunale në zgjedhjet e ardhshme lokale. Luljeta Berisha, me profesion pedagoge dhe me banim në Suharekë, vjen në këtë garë me një vizion të qartë dhe përkushtim të palëkundur ndaj arsimit dhe zhvillimit të komunitetit.

E njohur për angazhimin e saj në çështje arsimore dhe sociale, Berisha synon të jetë zëri i qytetarëve në institucionet komunale, duke përfaqësuar me dinjitet nevojat e komunitetit dhe sidomos fushat që lidhen me arsim më cilësor, barazi dhe transparencë në vendimmarrje.

“Me përvojë dhe vizion për përmirësimin e jetës në komunën tonë, ajo angazhohet të jetë përfaqësuese aktive e qytetarëve,” thuhet në prezantimin e bërë nga kryetari Muharremaj.

Kandidatura e saj konsiderohet si një vlerë e shtuar për listën e AAK-së në Suharekë, duke ofruar një kombinim të dijes pedagogjike dhe ndjeshmërisë sociale, në funksion të ndërtimit të një komune më të drejtë dhe më të orientuar nga nevojat e qytetarëve.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara