Lumir Abdixhiku tregon për dhuratën unike nga Suhareka: një mesazh për prijësin e mirë në çdo nivel

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, gjatë një interviste për gazetarin Burim Pacolli të Nacionales, ka ndarë një moment të veçantë mbi dhuratat që ka pranuar gjatë aktiviteteve të tij politike. Ndër to, ai ka veçuar një punim dekorativ nga një vajzë nga Suhareka, ku shkruhej:

“Prijës i mirë në shtëpi, pa dyshim edhe në shoqëri. Prijës i mirë në shtëpi të vet, pa dyshim edhe në shtet.”

Sipas burimeve të Suhareka Express, kjo dhuratë unike është dorëzuar nga këngëtarja e njohur nga Suhareka, Sara Elshani, gjatë vizitës që Abdixhiku kishte bërë në këtë komunë. Tekstin me domethënie të thellë, që bart një mesazh mbi lidershipin e përgjegjshëm dhe të drejtë, e ka shkruar nëna e Sarës, mësuesja e dalluar Lira Berisha , e cila njihet për kreativitetin dhe aftësinë e saj për të frymëzuar përmes fjalës.

Ky gjest simbolik ka lënë përshtypje të thella te lideri i LDK-së, i cili e cilësoi si një nga dhuratat më të bukura dhe domethënëse që ka pranuar. Dekorimi, përveç estetikës, bart një mesazh të fuqishëm mbi përgjegjësinë dhe vizionin e një prijësi, duke reflektuar vlerat që Abdixhiku promovon si lider dhe kandidat për kryeministër.

Suhareka po dëshmohet edhe një herë si burim i talenteve të shumta dhe vlerave qytetare që frymëzojnë politikanët dhe personalitetet publike të vendit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara