Në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje të mbajtur të enjten në Suharekë, krahas flamujve kombëtarë shqiptarë, vëmendje të veçantë tërhoqi edhe prania e flamurit dardan, një simbol që zakonisht lidhet me një parti rivale.
Nuk dihet nëse vendosja e këtij flamuri u bë me ose pa qëllim, megjithatë ai ishte i pranishëm gjatë gjithë tubimit dhe u pa nga pjesëmarrësit, përfshirë edhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje që kishin ardhur më herët në vendin e ngjarjes.
Kryeministri Albin Kurti, i cili ishte folësi kryesor në këtë tubim, mbërriti me rreth 33 minuta vonesë. Gjatë fjalimit të tij, ai përmendi edhe situatën në veri të Republikës së Kosovës.
Po ashtu, Kurti bëri edhe disa premtime që, sipas tij, lidhen drejtpërdrejt me qytetarët e Suharekës.
Ndiqeni më poshtë kronikën e plotë në video.

