Manaj uron Baftiun për ‘Këpucën e Artë’, shpreson se ky edicioni të jetë i fundit për të në Superligë

Top-sulmuesi i Trepça ’89, Arb Manaj ka shkëlqyer në këtë edicion të Superligës së Kosovës.

Manaj në 33 xhiro të zhvilluara ka arritur të shënoj plot 18 gola një më pak se Blendi Baftiu i Ballkanit (19) ku edhe e ka fituar ‘Këpucën e Artë’, shkruan GazetaSheshi.

Në emisionin ‘Sporti Total’ në KTV, futbollisti 21 vjeçar ka uruar Baftiun dhe ka thënë së bashkë me futbollistin e Ballkanit kanë bërë diferencën në Superligë.

“Që nga fillimi me Blendin e kemi bërë diferencën dhe dua që t’ia urojë “Këpucën e Artë”. Baftiut i dëshirojë shumë suksese”, ka thënë futbollisti nga Klina, Arb Manaj.

21-vjeçari është vërshuar nga ofertat si brenda ashtu edhe jashtë Kosovës.

Ai e komentoi edhe të ardhmen.

“Si fillim po mendoj për pushime. Shpresoj se ky është edicioni im i fundit në Superligën e Kosovës”, ka pohuar Arb Manaj, i cili në ndeshen e fundit Trepça ’89 – Prishtina (2:1) e realizoi golin e fitores për t’ia siguruar mitrovicasve një “biletë” edhe për edicionin e ardhshëm në elitë.

Blend Baftiu Kf Ballkani Golashënuesi më i mirë (19) në Ipko Superligë

Gazeta Sheshi

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara