Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Mandati i dytë i Osmanit në pikëpyetje, Kurti flet për skenarë të rinj politikë

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se formimi i qeverisë së re pritet të ndodhë shpejt, menjëherë pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 28 dhjetorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Në një intervistë për KosovaPress, Kurti ka theksuar se prioritetet e para institucionale janë të qarta: konstituimi i Kuvendit të legjislaturës së dhjetë, zgjedhja e kryesisë së Kuvendit dhe formimi i qeverisë së re. Vendimi më i rëndësishëm në fillim të mandatit, sipas tij, do të jetë miratimi i buxhetit për vitin 2026.

Kurti ka bërë të ditur se bashkëpunimi me partitë e tjera politike do të shihet shumë shpejt, sidomos për shkak të marrëveshjeve ndërkombëtare urgjente që kërkojnë votim në Kuvend. Ai ka përmendur në veçanti Planin e Rritjes së Bashkimit Evropian, nga i cili Kosova pritet të përfitojë rreth 880 milionë euro, si dhe 90 milionë euro mbështetje buxhetore nga Banka Botërore, fonde për ndërtimin e çerdheve dhe për sistemin informativ shëndetësor.

Sa i përket përbërjes së kabinetit të ri qeveritar, Kurti ka theksuar se nuk priten ndryshime të mëdha, por do të ketë konsultime të reja brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe me partnerët e koalicionit, duke marrë parasysh edhe rezultatin individual të deputetëve. Ai ka sqaruar se formimi i ekipit qeveritar nuk bazohet vetëm në numrin e votave, por edhe në përvojën, rolin dhe nevojat institucionale.

Duke folur për çështjen e Presidentit të Republikës, Kurti ka deklaruar se kjo temë vjen vetëm pasi të përfundojnë tre hapa të rëndësishëm: konstituimi i Kuvendit, formimi i qeverisë dhe miratimi i buxhetit. Ai ka theksuar se për zgjedhjen e Presidentit nevojiten 80 deputetë në sallë, çka e bën procesin të vështirë dhe të pamundur pa përfshirjen e opozitës.

Kurti ka bërë të ditur se planifikon një takim me Presidenten aktuale Vjosa Osmani për të diskutuar shanset dhe mundësitë përpara, por ka theksuar se aktualisht nuk është e drejtë të flitet për emra të tjerë “konsensualë” pa u përmbyllur hapat e parë institucionalë.

Ai nuk e ka përjashtuar as mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke thënë se ekzistojnë rrethana teorike dhe praktike që mund ta çojnë vendin në një proces të ri zgjedhor, nëse nuk sigurohet konsensus për çështjet kyçe.

Sa i përket bashkëqeverisjes, Kurti ka theksuar se prioritet do t’u jepet partive të komuniteteve jo-shumicë, jo-serbe, me të cilat Vetëvendosje ka bashkëpunuar edhe në legjislaturat e kaluara, ndërsa bashkëpunimi me partitë tjera opozitare mbetet i hapur, por i vështirësuar nga zhvillimet politike gjatë vitit 2025.

Sipas Kurtit, vonesat aktuale në formimin e institucioneve lidhen vetëm me procesin e numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve, ndërsa sa i përket formimit të qeverisë, ai ka siguruar se nuk do të ketë asnjë pengesë për një krijim të shpejtë të saj.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara