Maqedonia e Veriut nga 12 tetori hap kufirin me Kosovën, drejt Shkupit pa test PCR

Republika e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga 12 tetori të hapë kufirin me Republikën e Kosovës dhe për udhëtimet drejt Shkupit s’do të jetë i nevojshëm testi PCR, shkruan Gazeta Express.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar në profilin e tij zyrtar në ‘Facebook’, ministri i Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë maqedonase, Kreshnik Bekteshi.

“Nga 12 Tetori kafe në Prishtinë pa PCR!”, ka shkruar Bekteshi, raporton Gazeta Express.

Edhe zëvendëskryeministri Artan Grubi ka thënë se Maqedonia e Veriut nga 12 tetori po i hap kufijtë me fqinjët.

“Po i hapim kufijtë me fqinjët, nga 12 tetori”, ka shkruar Grubi.

Ky vendim i autoriteteve maqedonase vjen pasi situata pandemike në Kosovë ka shkuar drejt normalizimit dhe për gati një muaj numri i rasteve të reja pothuajse është trefish më i vogël se rastet e shëruara. /Express/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara