Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Mbi 3 mijë pako me fletëvotime nga diaspora ende nuk kanë “zbarkuar” në Kosovë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i numërimit të votave me postë është drejt përfundimit, ndërsa ende nuk janë sjellë në Kosovë 3,185 pako me fletëvotime nga disa qendra jashtë vendit. Këto janë votat e fundit që mbeten pa numëruar.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka deklaruar se aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po numërohen votat që i përkasin pjesës së dytë të votimit me postë, tërhequr nga kutitë postare më 2 dhe 5 janar.

“Më 2 janar janë tërhequr 8,180 pako me fletëvotime, ndërsa më 5 janar janë tërhequr 11,867 pako. Pjesa më e madhe e këtyre pakove tashmë janë sjellë në Kosovë dhe i janë nënshtruar procesit të verifikimit. Rreth 16 mijë pako janë aprovuar dhe aktualisht janë në proces numërimi,” tha Elezi në konferencë për media.

Ai ka shtuar se ende nuk janë sjellë në Kosovë 3,185 pako me fletëvotime, të cilat janë tërhequr në qendrat e votimit në Paris, Berlin, Hagë, Podgoricë dhe Ottawa. Sipas KQZ-së, këto pako pritet të arrijnë në Kosovë gjatë ditëve në vijim.

Elezi ka theksuar se KQZ-ja është në fazën përfundimtare të numërimit të votave dhe, pas përmbylljes së këtij procesi, është e gatshme të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Ai përmendi se rruga që ndjek Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shpalljen e rezultateve përfundimtare, përfshin disa hapa të rëndësishëm, pjesë më e madhe e të cilëve janë kaluar.

“KQZ shpall rezultatet përfundimtare vetëm pasi të përfundojnë këto procese: (1) verifikimi dhe numërimi i rezultateve në Qendrat Komunale të Numërimit, i cili tashmë është përmbyllur; (2) numërimi në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve i fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe i personave me nevoja të veçanta, që  gjithashtu është përmbyllyr, (3) numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, i cili është në pjesën e fundit të tij si dhe (4) pasi të përfundojë shqyrtimi i akesave të mundshme nga PZAP ose Gjykata Supreme për administrimin e numërimit”, tha tutje Elezi.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara