Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Mbijetesa përballë vdekjes: 27 vite me plumb në trup, sot i lirë në Kosovë

Gramoz Berisha, i mbijetuar i masakrës së familjes Berisha në Suharekë në vitin 1999, ka ndarë një rrëfim prekës dhe tronditës, pikërisht në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai kujton se 27 vite më parë, bashkë me nënën e tij, Vjollcën, arriti të kërcejë nga kamioni ku ishin hedhur trupat e familjarëve të vrarë. Në atë moment, Gramoz ishte i plagosur në krahun e majtë – plagë që i mundësoi të shtirej si i vdekur kur u kapën tek piceria dhe u hodhën në kamion bashkë me trupat e tjerë.

“Unë, mami Vjollca dhe Shyhretja ishim të vetmit që kërcyem. Të tjerët shkuan me kamion. Edhe motra Dafina, edhe vëllai im Driloni, edhe babi Sedat. Të 49 anëtarët e familjes sonë shkuan. Kishte edhe të gjallë brenda. Kishte edhe thirrje për ndihmë nga kamioni. Por nuk kërcyen. Shkuan. Mbijetuam vetëm ne të tre”, rrëfen ai.

Për vite me radhë, Gramoz Berisha ishte trajtuar për plagën në krahun e majtë. Mjekët i kishin thënë se plumbi kishte rrëshqitur dhe nuk ndodhej më në trupin e tij. Dhimbja fizike u shoqërua me 27 vite mungesë, krenari dhe përpjekje për të gjetur qoftë edhe një kockë të familjarëve të zhdukur.

Mirëpo, tre muaj më parë, ai ndjeu një dhimbje të fortë në krahun e djathtë. I bindur se nuk kishte lidhje me plagën e dikurshme, iu drejtua mjekëve në Shtutgart të Gjermanisë. Pas ekzaminimeve dhe fotografimeve, mjekët nisën ta pyesin nëse kishte qenë pjesë e ndonjë shkëmbimi zjarri.

“Po. Jam i mbijetuar…”, u ishte përgjigjur ai, duke ua treguar edhe plagën në krahun e majtë.

Pas analizave, mjekët zbuluan se në krahun e tij të djathtë ndodhej plumbi që kishte synuar t’ia merrte jetën 27 vite më parë. Sipas tyre, plumbi kishte depërtuar nga krahu i majtë në të djathtin, pa prekur asnjë organ vital – një rast që ata e cilësuan si “ein Wunder” – mrekulli.

Gramoz Berisha mësoi se për 27 vite kishte mbajtur në trup metalin që synonte ta vriste.

“Gjatë gjithë kësaj kohe paskam mbajtur me vete metalin që e mposhta — që sot ta shijoj lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, shkruan ai.

Rrëfimi i tij vjen si një kujtesë e dhimbshme e masakrës së familjes Berisha në Suharekë, ku u vranë 49 anëtarë, por edhe si dëshmi e mbijetesës, forcës dhe sakrificës që shoqëroi rrugën drejt lirisë.

Gëzuar 17 Shkurtin. 🇽🇰

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara