Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Mbledhje komemorative për Dr. Salih Bytyqin

Me pikëllim të thellë, Komuna e Suharekës ka bërë të ditur ndarjen nga jeta të Dr. Salih Bytyqit – një personalitet i shquar i shëndetësisë, humanist, veprimtar politik, atdhetar i devotshëm dhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontributi i tij i çmuar për qytetarët e Suharekës dhe për kombin do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e gjeneratave, si shembull i përkushtimit profesional dhe atdhedashurisë.

Nën patronatin e kryetarit Bali Muharremaj dhe Komunës së Suharekës, nesër do të mbahet mbledhja komemorative për nder të jetës dhe veprës së Dr. Bytyqit. Ajo do të zhvillohet në ora 14:00 në Shtëpinë e Kulturës “Afërdita” në Mushtisht, ndërsa në ora 15:00 do të mbahet ceremonia e varrimit.

Kryetari Muharremaj, në emër të institucionit komunal, ka shprehur ngushëllime të sinqerta për familjen Bytyqi, kolegët e shumtë dhe gjithë qytetarët që humbën një njeri të madh, duke theksuar se kujtimi dhe vepra e Dr. Salih Bytyqit do të jetojnë gjithmonë me ne.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara