Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Më në fund “shpërblehet” Suhareka: Kurti emëron zëdhënësin  e Qeverisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar Arlind Manxhukën në pozitën e Zëdhënësit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke e zhvendosur atë nga roli i mëparshëm partiak në një funksion shtetëror brenda Zyrës së Kryeministrit.

Manxhuka, i cili deri më tani ka shërbyer si Këshilltar Politik i Kryeministrit dhe më herët si zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje, tashmë do të ushtrojë detyrën e Zëdhënësit të Qeverisë, në bazë të vendimit të nënshkruar nga kryeministri.

Në vendim thuhet se ai do të përmbushë detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara me Ligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës, si dhe detyra të tjera shtesë të caktuara nga Kryeministri. Po ashtu, si zyrtar i lartë publik, ai obligohet të bëjë deklarimin e pasurisë në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Emërimi i Manxhukës në këtë pozitë shihet si një hap i ri në karrierën e tij politike dhe institucionale. Ai njihet për paraqitjet e tij të shpeshta publike dhe mbrojtjen e qëndrimeve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe të kryeministrit Kurti.

Marrëdhënia e tij e punës përfundon me mbarimin e mandatit të Kryeministrit, nëse emërimi nuk ndërpritet më herët.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara