Mefail Bajqinovci godet opozitën: “Hajnat e Ligës së Parë dhe të Dytë” janë në panik

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka reaguar ashpër ndaj bashkimit të forcave opozitare kundër kryeministrit Albin Kurti, duke i cilësuar ato si “Hajnat e Ligës së Parë dhe të Dytë” që po bashkohen jo për interesat e Kosovës, por për interesa të ngushta personale dhe klanore.

Në një postim të gjatë, Bajqinovci renditi një listë të gjatë me dhjetëra raste skandaloze dhe akte të rënda korruptive, që sipas tij e kanë karakterizuar periudhën e qeverisjes nga partitë që sot janë në opozitë. Ai i quajti vitet 2002-2020 si “performancën” e dy ligave, duke aluduar për periudhën kur PDK dhe LDK udhëhoqën me pushtetin vendor e qendror.

Lista përfshin raste të tilla si:

  • Vjedhje në polici, përfshirë drogë, ar dhe pajisje të ndryshme nga dhomat e dëshmive,
  • Skandale të mëdha korruptive si aferat Pronto, Grandi, Spitali, Shahini, Stenda, Toka,
  • Privatizime të dyshimta, përfshirë KEDS-in, terminalet doganore dhe tokë publike,
  • Dështime institucionale dhe marrëveshje të dëmshme, përfshirë demarkacionin, Zajednicën, gjykatën speciale, si dhe ligjin për amnistimin e kriminelëve serbë,
  • Raste të rënda me përfshirje të zyrtarëve shtetërorë jashtë vendit, për trafikim, ngacmime seksuale e shkelje ligjore në ambasada,
  • Dështime në përfaqësim dhe skandale morale, si falsifikimi i fotografive në Kuvend, kërcënime ndaj mediave dhe qytetarëve nga përfaqësues diplomatikë,
  • Miliona euro të buxhetit të shpenzuara pa transparencë, në lobime të dështuara apo privatizime të dyshimta.

Deputeti i VV-së thekson se këto janë vetëm një pjesë e skandaleve të akumuluara ndër vite dhe se sulmet ndaj qeverisë Kurti nuk burojnë nga ndonjë shqetësim për vendin, por nga frika se drejtësia po u troket në derë.

“U bënë bashkë jo për Kosovën, por kundër Albin Kurtit!”, shkruan Bajqinovci, duke theksuar se rezistenca ndaj reformave të qeverisë aktuale buron nga një sistem i vjetër që po tenton të mbijetojë përmes sulmeve politike dhe manipulimit të opinionit publik.

Sipas tij, qytetarët e dinë të vërtetën dhe nuk do të lejojnë që ata që e kanë dëmtuar vendin për vite me radhë të rikthehen sërish në pushtet pa dhënë llogari për veprimet e tyre.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara