Mehmetaj publikon bisedën tronditëse: “Zeoob” – arma digjitale e Vetëvendosjes për manipulim

Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj, ka publikuar sot një postim tronditës në profilin e tij në Facebook, duke bashkangjitur edhe një fotografi nga tableti i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, e cila ndodhej në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë fotografi, shihet një bisedë mes deputetes Pacolli dhe zyrtarit të VV-së, Albion Rexhepi, në të cilën i dërgohet një program me emrin “Zeoob”, që sipas Mehmetajt, përdoret për “krijimin e postimeve të rreme në rrjete sociale, me komente që duken si të vërteta.”

“E frikshme: Ja një nga programet e Vetëvendosjes për prodhimin e rrenave në rrjet…”, ka shkruar Mehmetaj, duke shtuar:
“Shumë veta më pyeten çfarë është ai programi që deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli, ia dërgon zyrtari i Vetëvendosjes, Albion Rexhepi, me emrin ‘Zeoob’. Ky program është, siç po e shihni, për krijimin e postimeve të rreme në rrjete sociale, me komente që duken si të vërteta.”

Sipas Mehmetajt, ky është vetëm një shembull i metodave të errëta të përdorura për manipulim nga kjo parti.

Kjo pra është veç një nga metodat të cilën e përdor partia kriminale e ashtuquajtur Vetëvendosje, për manipulim të masave në Kosovë. Fatkeqësisht, këta mashtrues barbarë, udhëheqin me shtetin e Kosovës. Me buxhetin e Kosovës.”

Në fund të bisedës së publikuar, deputetja Pacolli shihet duke bërë ironi me publikun, duke thënë se “ka budallenj që këto profile të rreme i marrin për të vërteta.”

“Shihni edhe si tallen me popullin”, shkruan Mehmetaj.
“E frikshme.”

Ky zbulim ka shkaktuar valë reagimesh në rrjetet sociale, ndërsa pritet të ketë reagime edhe nga institucionet dhe vetë subjektet e përfshira. Deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, Lëvizja Vetëvendosje nuk ka dalë me ndonjë deklaratë zyrtare lidhur me këto pretendime.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara