Memli Krasniqi e konfirmon: Bedri Hamza kandidat i PDK-së për kryeministër

Partia Demokratike e Kosovës do të garojë sërish me Bedri Hamzën si kandidat për kryeministër.

Këtë e ka konfirmuar kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

“Unë besoj që po. Siç e kam thënë prej ditës kur e kam nominuar, dhe tash bëhet më shumë se një vit nga ajo kohë, ai (Bedri Hamza) është personi më i duhur për fazën që po na pret”, ka deklaruar Krasniqi.

Sipas tij, gjendja në Kosovë është përkeqësuar si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në mirëqenien e qytetarëve dhe në raportet ndërkombëtare të vendit.

“Programi politik me të cilin kemi garuar dhe që është udhëhequr nga Hamza, mbetet aktual edhe sot, ndoshta më shumë se kurrë. Ai parasheh rritje pagash e pensionesh, ulje të kostos së energjisë, liberalizim të ekonomisë dhe lehtësim të kushteve për bizneset dhe sektorin privat”, u shpreh Krasniqi.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara