Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

“Mendova…”, Rita Ora rrëfen periudhën e vështirë

Rita Ora ka folur me një sinqeritet prekës për një periudhë të errët të jetës së saj, kur pasiguritë për pamjen fizike i rënduan mendjen dhe ia tronditën vetëvlerësimin.

E ftuar në podcast-in Happy Place”, këngëtarja shqiptaro-britanike rrëfeu se në fund të të njëzetave filloi ta ndjente peshën e madhe të pritshmërive të shoqërisë për “trupin perfekt” — dhe kjo e bëri të ndihej e pamjaftueshme.

“Ndihesha sikur nuk i përmbushja standardet, e krahasoja veten pa fund me të tjerët, dhe kjo e lodhi shumë shëndetin tim mendor,” tha ajo, duke dhënë një mesazh të fuqishëm për pranimin e vetes dhe dashurinë ndaj trupit që kemi.

“Fillova të sëmuresha shpesh, ndihesha pa energji dhe nuk e duroja më veten. Nuk kujdesesha për trupin tim. Pastaj, më kaloi në mendje një mendim i tmerrshëm: ‘Nuk jam aq e dobët sa të tjerët – prandaj jam e shëmtuar’. Sot, më trondit kur kujtoj që kam besuar një gjë të tillë,” rrëfen Rita me sinqeritet.

Në bashkëpunim me markën Dove dhe projektin “Self Esteem”, këngëtarja shqiptaro-britanike theksoi sa e rëndësishme është të përballesh me versionin e lënduar të vetes së dikurshme:

“Është si të takosh atë vajzën e vogël që ishe dikur dhe t’i thuash: ‘Ti je shumë më e bukur se ç’mendon.’ Të gjithë meritojmë ta ndiejmë këtë.”/21Media

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara