Mensur Selimaj: Përkushtimi ndaj qytetarëve dhe rrugëtimi politik përkrah Bali Muharremajt

Drejtori i Bujqësisë në Komunën e Suharekës dhe njëherit kandidati për Asamblenë Komunale me numrin 5 nga radhët e AAK-së, Mensur Selimaj, ka shpërndarë një mesazh të fuqishëm për qytetarët në postimin e tij të fundit.

Ai ka theksuar se rrugëtimi i tij politik përkrah kryetarit Bali Muharremaj i ka mësuar një të vërtetë thelbësore: politika nuk është privilegj, por sakrificë dhe obligim për t’i shërbyer njerëzve me thjeshtësi dhe përkushtim.

“Çdo minutë duhet të mbetesh i thjeshtë dhe i përkushtuar për të shërbyer. Marrja e përgjegjësive nuk është privilegj, por sakrificë dhe obligim ndaj njerëzve”, ka shkruar Selimaj.

Mensur Selimaj prej vitesh është i angazhuar në shërbimin publik dhe ka ndërtuar një profil politik të qëndrueshëm, duke u vlerësuar për afërsinë me qytetarët dhe përkushtimin ndaj zhvillimit të bujqësisë dhe sektorit rural në komunë.

Në zgjedhjet e 12 tetorit, Selimaj synon të vazhdojë këtë rrugëtim si asambleist, duke qenë një zë i fortë për interesat e qytetarëve dhe për projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara