Mërgimtari që hasi në barrikada: Kanë gjuajtur me shok-bombë, bllokimi u bë në prezencë të policisë

Një mërgimtar që ishte nisur nga Austria për në Kosovë iu është bllokuar rruga në Kurshumli, aty serbët vendosen barrikada.

Mërgimtari A.Z (emër i njohur për televizionin), për Klankosova.tv ka thënë se barrikaduesit kanë gjuajtur edhe me shok-bomba, teksa shtoi se bllokimi i rrugës u bë në prezencë të policisë.

“Shumica e shqiptarëve atje kanë qenë të bllokuar. Na kanë bllokuar rrugën me traktor dhe me disa kerre. Kanë gjuajtur shok-bomba. Policia ka qenë prezente aty kur na kanë bllokuar rrugën”, është shprehur ai për Klankosova.tv.

Tutje, ai shtoi se ishte kthyer për në pikëkalimin kufitar tek Dheu i Bardhë.

Kujtojmë se Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë thirrje që të përdoren pikëkalime kufitare të tjera, pasi ai në Merdare tashmë është i bllokuar.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara