Merkato e ‘çmendur’ në Superligë, Suhareka bind me super kushte Lorik Boshnjakun

Nuk mbahet mend merkato më e çmendur në futbollin kosovar, pasi tregu është shumë i varfër duke marrë parasysh që shumica e lojtarëve janë nën kontrata.

Lorik Boshnjaku është bërë me skuadër të re dhe pas dy viteve rikthehet në futbollin kosovar.

Përkundër se kishte një marrëveshje verbale me Gjilanin, Suhareka ka ndërhyrë dhe ka fituar shërbimet e mesfushorit prishtinas.

Suharekasit kanë bërë një ofertë shumë më të madhe financiare se Gjilani duke siguruar shërbimet e mesfushorit defensivë.

Gazeta Olle mëson se skuadra e inkuadruar në Superligë ka bindur Boshnjakun i cili tani është ndër lojtarët më të paguar në elitën e futbollit kosovar.

Boshnjaku sot do të nënshkruajë për Suharekën pasi ka udhëtuar për në Zvicër, derisa paga e tij do të jetë rreth 100 mijë euro në vit.

Bëhet fjalë për një kontratë dy vjeçare mes Boshnjakut dhe skuadrës së udhëhequr nga Shpëtim Duro.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara