Mesazhi i Arsim Kabashit për Kushtrim Gashin pas derbit: Ishe bërllok, po mundohesh m’i lëndu shokët, kurrë Zoti s’ka me ta dhanë

Dje është zhvilluar kryendeshja e xhiros së pestë në Superligën e Kosovës në futboll mes Prishtinës dhe Ballkanit në stadiumin “Fadil Vokrri”, me ç’rast tre pikë i fitoi ekipi i Ilir Dajës, falë golit të Albion Rrahmanit në minutat e fundit të pjesës së parë.

Në këtë ndeshje u paraqit edhe Kushtrim Gashi, ish lojtari i Ballkanit, aktualisht lojtar i FC Prishtinës – pasi presidentët e dy klubeve u pajtuan paraprakisht që ai të merrte pjesë në këtë sfidë.

Por, jo gjithçka shkoi mirë për të pasi e humbi ballafaqimin, por edhe kishte një mesazh aspak të hijshëm pas përfundimit të duelit nga presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi.

GazetaBlic Sport mëson ekskluzivisht se presidenti i Ballkanit, Arsim Kabashi, ia ka dërguar një mesazh Kushtrim Gashit dje – ku i thotë se po dëshiron t’i lëndojë lojtarët e Ballkanit, teksa e quan edhe “bërllok”.

Ky është mesazhi i dërguar nga Arsim Kabashi në drejtim të Kushtrim Gashit (pa ndërhyrje):

“Kam pas respekt shume per ty, por ti ishe bërllok djale, ani me ardhke gjynah prej teje, une i kam fajet se ste kam kall nje vjet more berllog, sa buken e ke hanger prej meje, cfare arrogance ndaj shokeve tu po mundohesh me kast mi lendu, berllog kurre Zoti ska me ta dhane”, është mesazhi që Arsim Kabashi ia ka dërguar Kushtrim Gashit, të cilën ‘GazetaBlic Sport’ e siguron ekskluzivisht.

Para publikimit të këtij lajmi, ‘Blic’ ka kontaktuar me Arsim Kabashin dhe futbollistin e Prishtinës, Kushtrim Gashi, megjithatë ata nuk janë prononcuar.

Kujtojmë se Kushtrim Gashi ishte pjesë e Ballkanit në tri edicionet e fundit, ku edhe fitoi Superligën e Kosovës. Ai u largua nga Ballkani para ndeshjes me Zalgiris, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve – pasi kishte probleme me trajnerin Ilir Daja./GazetaBlic

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara