MËSIMDHËNËSI NGACMOI NXËNËSET E TIJ, GJYKATA E DËNON ME BURG

Gjykata Themelore në Pejë ka dënuar me 3 vite burg mësimdhënësin me inicialet B.V i cili dyshohet që dyshohet  për ngacmim dhe sulm seksual ndaj nxënësës së tij.

“Që nga muaji shtator e gjer me datë 14.11.2018, i pandehuri B.V në cilësinë e mësimdhënësit, i ka prekur me qëllime seksuale dhe duke shfrytëzuar moshën e tyre të ndjeshme, në mënyrë të vazhdueshme me veprime të pahijshme që bie ndesh me etikën e një pedagogu si mësimdhënës ashtu që i njëjti ka filluar ngacmimin seksual te nxënësit atë mënyrë që fillimisht me fjalë joshëse si: je e bukur, pse sot flokët i ke kap ne këtë mënyrë etj., e me pas duke i prekur ne pjesët të  ndryshme të trupit, e të cilit i është besuar edukimi, kujdesi dhe mbikëqyrja”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Me këto veprime i pandehuri B.V ka kryer veprën penale sulm seksual nga neni 232 par. 3 nën par. 3.7 lidhur me piken 3.9 dhe lidhur me par. 1 të KPRK-së.

Sipas komunikatës, të pandehurit gjykata i ka shqiptuar dënim me burg në kohëzgjatje prej tre (3) vite, të cilin dënim do t’a vuaj menjëherë plotfuqishmërisë së aktgjykimit. Në këtë dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Gjykata ka njoftuar se i pandehuri obligohet që në emër të shpenzimeve të  procedurës penale gjykatës t’ia paguaj shumën prej njëqindepesëdhjetë (150) €, në emër të paushallit gjyqësor shumën prej njëqind (100) €, si dhe në emër të taksës për kompensimin e viktimave të krimit në shumë prej pesëdhjetë (50) €, të gjitha këto në afat prej 15 ditësh, pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

Te pandehurit i është shqiptuar dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të profesionit të mësimdhënësit në kohëzgjatje prej 5 viteve, i cili do të filloj pas vuajtjes së dënimit të shqiptuar me burg.

Të njëjtit pas shpalljes së dënimit i është ndërprerë arresti shtëpiak deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.

Palët e dëmtuara janë  udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

Kundër këtij aktgjykimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit./Insajderi.org

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara