Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Ministri Faton Peci e takon bujkun Xhemë Beqiraj nga Sopija, i thurr lavde për punën dhe patriotizmin

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka zhvilluar sot një takim të veçantë me bujkun e njohur nga Sopija e Suharekës, Xhemë Beqirajn, të cilin e cilësoi si shembull të punës së palodhshme, përkushtimit dhe patriotizmit.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri Peci shkroi:

“Kur je punëtor i madh, pashmangshëm je edhe patriot dhe njeri i mirë. Xhemë kampionit nuk i intereson vetëm leverdia ekonomike, por i vlon delli dhe nefci i shqiptarit patriot.  Xhemën dhe shumë Xhema cep më cep Kosovës i falënderoj me përulësi, sepse kanë qenë motivi dhe shtysa ime për të qenë çdo javë afër fermerëve. ✋ Rrofsh, Xhemë kampioni!”

Ministri tha se bujku Xhemë Beqiraj nga Sopija këtë fundjavë ka vendosur të plasojë prodhimet e tij bujqësore për qytetarët e Republikës së Kosovës, për mërgatën dhe për mekanizmat e sigurisë që po e kalojnë ditën në Ujman.

Peci e cilësoi Beqirajn si një figurë që nuk mendon vetëm për përfitimin ekonomik, por edhe si një njeri të lidhur ngushtë me vlerat e patriotizmit dhe dashurisë për vendin.

Ky takim, sipas ministrit, është edhe një mesazh falënderimi për të gjithë fermerët e Kosovës që çdo ditë kontribuojnë me mundin dhe djersën e tyre në zhvillimin e vendit.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara