Miratohet projektligji per Lotarinë e Kosovës, a do të rihapen kazinot?

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka miratuar Projektligjin për rithemelimin Lotarisë se Kosovës.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se, Projektligji parasheh rithemelimin e Lotarisë që parashihet të jetë sukses juridik i ish subjektit Lotarisë së Kosovës.

“Një sqarim, ky Projektligj nuk rihap lojërat e fatit, por rithemelon Lotarinë e Kosovës që ka të drejtë të organizojë dy lloje të lojërave, ato numerike dhe instant”, tha Bajrami.

Bajrami sqaron se kjo nuk do të thotë se do të hapen edhe bastoret e kazinot.

“Nuk po bëjmë hapje të kazinove apo bastoreve vetëm po e rihapim Lotarinë e Kosovës që 62 punëtorë kanë ngelur pa punë dhe në mënyrë automatike do te punësohen”, përfundoi ajo. /Telegrafi/

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara