Mirlind Daku flet për lëndimin e tij dhe largimin nga kombëtarja

Mirlind Daku ka konfirmuar se nuk ka marrë lëndim serioz nga ndeshja e tij e fundit me Kombëtaren e Shqipërisë, ndaj Republikës Çeke, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Sulmuesi nga Gjilani la gjurmë edhe në këtë ndeshje, kësaj radhe me një asistim – teksa “Kuqezinjtë” triumfuan me rezultatin 3-0.

Federata Shqiptare e Futbollit njoftoi të premten se Daku është larguar nga grumbullimi shkaku i një tërheqjeje në muskujt e kofshës që pësoi ndaj Çekisë. 

Kësisoj, anëtari i Rubin Kazanit do të mungojë në miqësoren e Shqipërisë ndaj Bullgarisë, që do të zhvillohet më 17 tetor.

Përmes një postimi në “Facebook”, 25-vjeçari ka bërë të ditur se fatmirësisht lëndimi është i lehtë. 

“Dëshira e madhe të jem pjesë e asaj nate të çmendur, më kushtoj me një lëndim të lehtë. Lëndimi është falë Zotit minimal, lëndim që më detyroi  të largohem para kohe nga grumbullimi i kombëtares. Dashtë Zoti ju gëzojmë me kësi fitoresh dhe me kësi krenarie! I gjithë Shqiptarisë, Mirlindi!”, shkroi Daku.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara