Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Moderatorja e njohur zbulon ‘Akademikun’ që i ka vjedhur zemrën

Moderatorja Erjola Doçi ka zbuluar se është në një lidhje dashurie. Dhe nga intervista e fundit që ajo dha në emisionin “Wake Up” la të nënkuptohej se zemrën ja ka vjedhur një ‘akademik misterioz’.

“Jam në një njohje, por kaq mund të them”, u shpreh ish-banorja e edicionit të tretë të “Big Brother VIP”.

Erjola gjithashtu tregoi edhe karakteristikat që dëshiron që të ketë mashkulli i saj ideal.

“E di ku është e çuditshmja, se dikur vija me karakteristika fikse, e dua kështu, e dua ashtu. Tani jo, më pëlqen ajo energjia që o ndodh, o nuk ndodh. Nuk kam tashmë një karakteristikë fikse, dua thjeshtë të më bëjë të ridashurohem përsëri. Dua shumë të dashurohem”, u shpreh ajo.

Më pas ajo shtoi se ka filluar që të pëlqejë njerëzit akademikë, jo si dikur që donte ‘bad boys’.

“Kam filluar të pëlqej njerëzit akademikë, se dikur doja “bad boys”. Preferoj njerëz akademikë sepse mendoj se mund të kesh një bashkëjetesë më të gjatë me ta, mund të kesh diçka më serioze dhe të konsoliduar. Mua më përpara them të më hysh në tru se sa në zemër”, vijoi moderatorja.

E pyetur nëse do donte një burrë nga fusha e politikës, pasi edhe ata janë akademikë, Erjola habiti me përgjigjen e saj.

“Jo me thënë të drejtë, ata besoj janë mafia e vërtetë, nuk do më pëlqente”

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara