Monitorimi faunës së egër në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”

Monitorimi faunës së egër në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. Në kuadër të aktiviteteve të rregullta për monitorimin dhe inventarizimin e biodiversitetit në zonat e mbrojtura të natyrës, Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës – IKMN edhe gjatë vitit 2021 ka vazhduar së realizuari aktivitetin e monitorimit të faunës së egër përmes vendosjes së kamerave kurth në zonat e mbrojtura të natyrës, dhe me theks të veçantë në Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”.Në kuadër të këtij aktiviteti IKMN, po bashkëpunon edhe me Organizatat Jo Qeveritare Mjedisore Lokale. Një bashkëpunimin i tillë është duke u realizuar me shumë sukses me OJQ “ERA”, nga Peja, e cila është duke bërë monitorimin e faunës në kuadër të zonës së mbrojtur të Parku Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, në disa lokacione të parkut. Nga ky monitorim janë siguruar të dhënave për pranin e disa llojeve të rralla të faunës në territorin e Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, sikurse janë Rreqebulli (Lynx lynx), Ariu (Ursus arctos), Dhia e Egër (Rupicapra rupicapra) dhe Kaprolli (Capreolus capreolus). Shihni në vijim disa nga fotot e realizuara gjatë vitit 2021 në kuadër të monitorimit të llojeve të gjitarëve të egër në territorin e PK “Bjeshkët e Nemuna”.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara