“Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc

“Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Aleksandar Radovanoviq, ka shpërndarë disa fotografi për të cilat ka thënë se janë ngjitur si poster para furrës së bukës së një shqiptari në Krushevc, në Serbi. Mes tjerash në mes të fotografive shkruan në gjuhën serbe: Mos e harro Gazimestanin.

Mos bli te […] <p>The post “Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p> Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë në Serbi, Aleksandar Radovanoviq, ka shpërndarë disa fotografi për të cilat ka thënë se janë ngjitur si poster para furrës së bukës së një shqiptari në Krushevc, në Serbi.

Mes tjerash në mes të fotografive shkruan në gjuhën serbe: Mos e harro Gazimestanin. Mos bli te shqiptarët. Shqiptarëve në këtë rast iu është referuar “Shiptarë” që zakonisht serbët e përdorin kur duan t’i nënçmojnë shqiptarët.

Përmes një postimi në X, Radovanoviq ka thënë se personi që e ka bërë këtë duhet të dënohet publikisht për nxitje të urrejtjes kombëtare. “Posteri që u ngjit sot në Krushevc, para furrës së bukës që e mban një shqiptar.

Politika e masave reciproke ndaj shqiptarëve në Serbi duhet të dënohet publikisht dhe të ndalet, ndërsa ai që e ka menduar dhe organizuar këtë duhet të mbahet përgjegjës, në përputhje me ligjin, për nxitjen e urrejtjes kombëtare”, ka shkruar ai. Postimin e tij e ka shpërndarë në profilin e saj në X, themeluesja e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq.

Ajo ka ftuar edhe studentët që po protestojnë prej muajsh, të mblidhen para kësaj furre të bukës për të treguar solidaritet dhe që janë kundër veprimeve etno-nacionaliste. “Mblidhuni para furrës së bukës në Krushevc, tregoni solidaritet dhe se jeni kundër të gjitha veprimeve etno-nacionaliste”, ka shkruar Kandiq.

Më 28 qershor, gjatë kremtimit të Vidovdanit në Gazimestan, Policia e Kosovës ndaloi 37 persona kryesisht nga Serbia, prej të cilëve 36 u proceduan para gjykatës. Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur aktgjykim dënues ndaj 36 të pandehurve për thirrje provokuese me elemente të nxitjes së përçarjes në manifestimin e Vidovdanit, në Gazimestan.

Të pandehurit janë dënuar me nga 700 euro gjobë, e ata që nuk janë shtetas të Kosovës, janë dënuar edhe me ndalesë futjeje në Kosovë për tre vjet. <p>The post “Mos blini te shqiptarët”, Kandiqi fton studentët serbë të dalin në mbështetje të furrës së shqiptarit në Krushevc first appeared on Gazeta Online Reporteri.net.</p>

Sipas informacioneve te publikuara nga Gazeta Online Reporteri.net, tema ka rendesi per lexuesit per shkak te ndikimit qe mund te kete ne zhvillimet aktuale, ne jeten e perditshme ose ne interesin publik.

Suhareka Express do ta percjelle kete zhvillim dhe do ta perditesoje artikullin nese publikohen te dhena te reja nga burime zyrtare ose media te besueshme.

Burimi: Gazeta Online Reporteri.net

Më shumë lajme

Nga kategori të ndryshme

Me te Lexuara

Ky është 28-vjeçari që u plagos me armë në të dy këmbët, sulmuesi ikën me trotinet

Gazeta Sinjali raportoi pak më parë për një incident...

Keto jane votat per asambleist ne Qytet

Në bazë të rezultateve zyrtare të raportuara nga tre...

Nga Amerika vjen një zë i ri për Suharekën – Kush do t’i japë politikës lokale dinjitet dhe guxim?

🇺🇸 Nga Amerika në Asamblenë Komunale të Suharekës: Mr....

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara