Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Moti i keq shkakton kaos në Lezhë, vijon prej më shumë se 6 orësh trafiku i rënduar

Moti i keq detyroi pushuesit që të iknin nga plazhet. Në Lezhë vijon prej orës 14:00 trafiku i rënduar i mjeteve që largohen nga plazhi.  Largimi i pushuesve kosovarë nga plazhet e Shëngjinit, Tales dhe Velipojës ka shkaktuar trafik të rënduar gjatë mbrëmjes së sotme, edhe në Rrugën e Kombit.

Segmenti më problematik është paraqitur nga Balldreni, Miloti dhe deri në Rrëshen, ku janë krijuar radhë të gjata kilometrike automjetesh. Për të menaxhuar situatën, policia rrugore është vendosur në pika të ndryshme të aksit, me synim lehtësimin e lëvizjes së automjeteve, megjithatë fluksi i lartë ka sjellë vonesa të konsiderueshme.

Qarkullimi është vështirësuar gjithashtu edhe në rrugët dytësore, ndërsa dalja nga Shëngjini mbetet problem për drejtuesit e automjeteve. Në akset kryesore dhe kryqëzime janë vendosur punonjës policie për të menaxhuar situatën.

Pushues të ndryshëm thanë se nga qyteti i Shëngjinit e deri te hyrja e rrugës së Kombit i janë dashur 6 orë në radhë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara