Moti për 5 ditët e ardhshme, shi e diell

Masat e ajrit me presion të lartë atmosferik të cilat kanë përfshirë vendin do të mbesin të qëndrueshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës. 

Ky institut paralajmëron se situata do të kushtëzojë mot të nxehtë dhe me vapë.

Të hënën dhe të premten parashihen riga shiu, ndërsa ditëve të tjera të javës do të ketë mot me diell. 

“Këto masa të nxehta kanë origjinë nga Afrika Veriore. Riga shiu parashihen ditën e hënë dhe të premten, ndërsa ditët tjera do të jenë me intervale të gjata me diell”,thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Meteorologët parashikojnë se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi 1-6 m/s.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara