Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Moti sot, maksimalja deri në 18 gradë celsius

Në Kosovë sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar në lokalitete.

Era do të fryjë nga juglindja, e cila kohë pas kohe pritet të jet të e fuqishme, me shpejtësi prej 17-46 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 15 deri në 18°C. 

Mot i butë parashihet të mbretëroj në ditët e fundit të shkurtit, duke kaluar nga marsi.

Meteorologët thonë se fillimisht do të ketë vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell.  Nga dita e mërkurë do të dominojnë më shumë vransirat mbi vend që ditën e enjtë dhe premtë sjellin kushte edhe për reshje të dobëta lokale shiut

Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 16°C e 18°C ditëve të para të javës, e më pas zbresin 12°C e 14°C .  Edhe minimalet mbesin të larta ndërmjet 5°C e 8°C  Në këto ditë do të fryjë më shumë erë jugore e juglindore mesatare dhe mesatarisht e fuqishme 5-12m/s, të enjten me hove deri në 15m/s.

Shkaku i këtyre erërave më të theksuara koncentrimet e ndotësve ajror do të jenë më të ulëta gjatë kësaj jave.

Sipas Prishtina Weather, indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira në pjesën më të madhe të vendit.  Rritje të ndotësve ajror mund të ketë vetëm orëve të mbrëmjes, në kushte qetësie, me ç’rast indeksi kalon edhe në vlera të dobëta.

Shtypja atmosferike shënon rritje dhe luhatet përreth vlerave normale ditëve të ardhshme

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara