Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Msc. Veton Ramshaj i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE – profesionisti i heshtur me vizion për zhvillim të qëndrueshëm

Kandidati për kryetar të Suharekës nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Hamdi Bytyçi, ka njoftuar sot aderimin e radhës në ekipin e tij: Msc. Veton Ramshaj, një emër i njohur në fushën e inxhinierisë mekanike.

Me përvojë të pasur profesionale dhe një reputacion të ndërtuar mbi aftësi të thella teknike, përkushtim dhe etikë të lartë pune, Ramshaj vjen si një vlerë e shtuar në rrugëtimin politik të Vetëvendosjes në Suharekë. Ai njihet për qasjen e tij të matur, natyrën e qetë dhe seriozitetin në çdo detyrë që merr përsipër, duke sjellë me vete një model të përkushtimit profesional e qytetar.

Sipas Bytyçit, një nga veçoritë më të spikatura të Ramshajt është aftësia për të punuar në grup dhe për të kontribuar ndjeshëm në arritjen e objektivave të përbashkëta. Ai është i përkushtuar ndaj përmirësimit të vazhdueshëm profesional dhe beson në rëndësinë e zhvillimit të qëndrueshëm për komunitetin.

Fjalë pak, punë shumë – ky është parimi që e përshkruan më së miri Vetonin,” ka deklaruar Bytyçi. “Me energjinë dhe dijen e tij, ai bëhet pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët me familjen e madhe të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”

Aderimi i Ramshajt shihet si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të komponentës teknike dhe profesionale në përfaqësimin lokal të VV-së, duke sjellë një zë serioz dhe të besueshëm në shërbim të qytetarëve të Suharekës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara