Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

MSh sqaron se pse vdekja e 22- vjeçares nga COVID-19 nuk u përfshi në raportin e djeshēm

Gjatë mëngjesit të sotëm një 22-vjeçare nga Gjilani ka humbur jetën si pasojë e infektimit me COVID-19 në QKUK, por vdekja e saj nuk është përfshirë në raportin e fundit 24 orësh të Ministrisë së Shëndetësisë, raporton Gazeta Sinjali.

Për vdekjen e 22-vjeçares gjatë orëve të paraditës e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, drejtori klinik i Spitalit të Gjilanit, Ukshin Ismajli, i cili tha se 22-vjeçarja fillimisht ka kërkuar ndihmë në Spitalin e Gjilanit, por për shkak të gjendjes së saj e njëjta është dërguar në QKUK.

Po fatkeqësisht ka humbur jetën një 22 vjeçare që fillimisht ka qenë e pranuar te ne, por për shkak të situatës së saj është dërguar për në Prishtinë, në QKUK dhe sot ka ndërruar jetë atje”, ka thënë Ismajli për Gazetën Sinjali.

Mirëpo, nga Ministria e Shëndetësisë kanë sqaruar për Gazetën Sinjali se pse kjo vdekje nuk është përfshirë në raportin e publikuar sot në orën 15:00.

Sipas kësaj ministrie, raporti 24 orësh që publikohet pasdite, ndonëse publikohet pasdite, përfshin vetëm të dhënat e një dite më parë, deri në orën 00:00. 

“Të dhënat e prezantuara paraqesin ato që kanë ndodhur ditën paraprake, deri në ora 24:00. Ato pas orës 24:00, raportohen në 24-orësh e radhës, që i bjen sot (8 shtator), në ora 15:00”, thuhet në përgjigjen e kësaj ministrie për Sinjalin

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara