Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Muharremaj: I respektoj ata që e fitojnë votën, nuk mundem të ankohem ndaj Qeverisë Kurti

Bali Muharremaj, kryetari i komunës së Suharekës në emisionin “Debat me Ridvan Berishën”, ka cilësuar vitin 2022 si një vit të suksesshëm, duke treguar që nuk mund të ankohet për Qeverinë Kurti sepse si komunë kanë pasur mjaft projekte.

“Viti i kaluar ka qenë më i suksesshmi, unë jam kryetar i komunës , i përkas një partie politike, i respektoj institucionet e Republikës së Kosovës pa dallim, ata që e fitojnë votën.

Unë nuk mundem me i’u ankuar sepse kam pasur mjaft projekte nga Qeveria e Kosovës. E kemi një rrugë që shkon në Bjeshkët e Sharrit që është vlera 3 milion euro, e kemi unazën e djathtë në bashkëpunim me ministrinë që vazhdon një projekt që vlera është 2 milion euro, dhe masandej kam pas projekte me Ministrin e Zhvillimit Rajonal me Ministrin e Pushtetit Lokal dhe të gjitha këto janë projeket që në aspektin ligjor nuk kam të drejt me u ankuar”, shtoi ai.

Megjithëse, Bali Muharremaj analizoi se ku do t’i kenë problemet si komunë.

“Këtë vit kemi me pas probleme me fuqinë punëtore, vazhdimisht kompanitë kërkojnë punëtor. Kemi fabrikën e tekstilit, kemi grupin e fermereve të femrave, çka është interesante në Suharekë kemi përmbi 15 femra që janë fermere”.

Sa donacione i pret Bali Muharremaj për këtë vit?

“Këtë vit e kalojmë 1 milion euro donacione prej kompanive po flas. Edhe këtë mandat mos harroni e kalojmë 10 milionë euro donacione për katër vite. Donacionet mbesin e lënë një shejë, e lënë një histori.”

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara