Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Muharremaj prezanton projektin për stacionin e ri të autobusëve në Suharekë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka prezantuar projektin për stacionin e ri të autobusëve, një hap i madh drejt modernizimit të shërbimeve të transportit publik dhe krijimit të një hapësire të denjë për qytetarët dhe vizitorët.

Në prezantimin e tij, Muharremaj tha se ky stacion është vendi ku nisin udhëtimet dhe ku priten mysafirë e familjarë, prandaj do t’i jepet pamja dhe funksionaliteti që e meriton.

Projekti parasheh:

15 perona për transport lokal dhe 7 për ndërkombëtar

Parking për qytetarë, taksi dhe biçikleta

Park të gjelbër për udhëtarë dhe komunitetin

6+ sportele biletash dhe hapësira pritjeje të klimatizuara

Dhoma të posaçme për nënën dhe fëmijën

Qasje për persona me aftësi të kufizuara

Ky projekt i rëndësishëm synon jo vetëm përmirësimin e kushteve të udhëtimit, por edhe krijimin e një stacioni modern, funksional dhe të qasshëm për të gjithë.

Muharremaj theksoi se së bashku me qytetarët, ky stacion do të marrë pamjen që e meriton, duke u shndërruar në një pikë referimi për Suharekën dhe më gjerë.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara