Muharremaj reagon për çështjen e buxhetit: Komuna me 100 mijë euro minus në buxhet, por askujt s’do t’i mbetemi borxh

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj njihet si një prej kryetarëve më “punëtor” në teren.

Ai shpesh herë nuk e ka ndalur punën, duke u gjendur edhe afër qytetarëve në këtë komunë.

Por këtë herë atij duket se i doli problem me buxhet.

Derisa sot është përuruar palestra sportive në Sopijë të Suharekës, ai zgjodhi që të flasë në lidhej me këtë problematikë.

Bali Muharremaj tha se  komuna e tij që në start do të jetë me minus 100 mijë euro në buxhet, nga vendimi i djeshëm i thesarit në Ministrinë e Financave.

“E kam obligim me cek para jush, pasi na u bllokua buxheti i komunës ne shkojmë me minus 100 mijë euro. Ne tash duhet të mirremi vesh me operatorin ekonomik dhe obligimet do ua kryejm në të ardhmen. Taksat janë tuajat, nuk janë të mijat. Unë zotohem se asnjë operatori ekonomik në këtë komunë nuk do i mbesim borxh dhe i kryejm obligimet tona”,deklaroi ai./

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Humbje e madhe për Suharekën – Ndërron jetë i riu Ylber Trolli

Suhareka është tronditur nga lajmi i hidhur për ndarjen...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara