Suhareka Express është portal informativ në gjuhën shqipe, i fokusuar në lajme lokale nga Suhareka dhe rajoni, si dhe zhvillime të rëndësishme nga Kosova dhe më gjerë...

Në Suhareka Express, lexuesit gjejnë lajme nga politika lokale dhe kombëtare, ekonomia, shëndetësia, arsimi, sporti, kultura dhe showbizi...

Portali Suhareka Express shërben si burim informimi për qytetarët e Suharekës, mërgatën shqiptare dhe të gjithë ata që janë të interesuar për zhvillimet aktuale në Kosovë...

Muharremaj: Situata në Suharekë më e qetë një ditë pas vërshimeve

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka deklaruar se situata në këtë komunë është më e qetë dhe më e menaxhueshme një ditë pas vërshimeve që prekën disa zona të Kosovës.

Duke folur në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Muharremaj tha se megjithëse situata është stabilizuar, reshjet e shiut kanë filluar sërish, çka mbetet shqetësuese për autoritetet lokale.

“Një ditë pas vërshimeve, situata në Suharekë është më e qetë, më stabile dhe më e menaxhueshme. Megjithatë, për fat të keq, shiu ka filluar përsëri me intensitet të madh. Ekipet emergjente janë në terren, ndërsa dëmet nuk janë aq të mëdha sa në disa komuna të tjera si Malisheva dhe Drenasi”, ka thënë Muharremaj.

Ai bëri të ditur se shumë shpejt komisionet komunale do të dalin në terren për të verifikuar dëmet, të cilat sipas tij janë evidentuar kryesisht në amvisëri dhe në sektorin e bujqësisë.

“Do të formohet komisioni përkatës që do të dalë për të bërë verifikimin e dëmeve, pasi kemi dëme të konsiderueshme në amvisëri dhe në sektorin e bujqësisë”, u shpreh ai.

Muharremaj shtoi se aktualisht nuk ka probleme të mëdha në komunë, përveç disa fshatrave ku, për shkak të kushteve, nuk është arritur të bëhet intervenimi i plotë.

“Nuk kemi shumë probleme të mëdha, përveç disa fshatrave ku nuk kemi mundur të bëjmë ndërhyrje dhe pastrime të plota”, theksoi kryetari i Suharekës.

Me te Lexuara

Ndiqni rezultatin live për Asamblenë — për çdo kandidat

Në këtë faqe mund të shikoni rezultatet në kohë...

E rëndë së më s’ka, mërgimtari vdes në moshë të re, u martua të dielën, vdiq të shtunen

Pas një sëmundjeje të shkurtër, ka ndërruar jetë në...

Qeveria habit pensionistët – ja shuma e re që i pret sot në llogari!

Pensionistët e Kosovës nga sot do t’i marrin pensionet...

Lirim Mehmetaj, tregon kush do të fitoj në Suharekë

Analisti politik Lirim Mehmetaj ka dhënë mendimin e tij...

Te Tjera

Kategorite me te Lexuara